Prokurorja e Përgjithshme në Nju Jork, Letitia James ka ngritur një padi gjithëpërfshirëse kundër ish-presidentit Donald Trump, ndaj tre fëmijëve dhe organizatave të tij, me pretendimin se ish-presidenti u pasurua falë një mashtrimi që ka zgjatur mbi një dekadë.
Në padinë e ngritur kundër tij prej më shumë se 200 faqesh, Prokurorja Letitia James, pretendon se mashtrimi përfshin të gjitha aspektet e biznesit Trump, përfshirë pronat dhe fushat e tij të golfit.
Sipas padisë, Organizata Trump mashtroi huadhënësit, siguruesit dhe autoritetet tatimore duke fryrë vlerën e pronave të tij duke përdorur vlerësime mashtruese.
“Këto akte mashtrimi dhe keqinterpretimi ishin të natyrës së ngjashme, u kryen nga menaxhmenti i lartë në Organizatën Trump si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për çdo Deklaratë vjetore dhe u miratuan në nivelet më të larta të Organizatës Trump, përfshirë nga vetë ai”, thuhet në padi.
Trump dhe fëmijët e tij, Donald Trump Jr., Eric Trump dhe Ivanka Trump, përmenden si të pandehur në padi. Në akuzë janë përfshirë edhe Allen Ëeisselberg, ish-drejtor për Organizatën Trump, dhe Jeff McConney, një tjetër drejtor i kompanisë për një kohë të gjatë.
James përmendi shifrën prej 250 mln dollarësh, të cilën pretendon se Trump e ka përfituar në rrugë të paligjshme.
Ajo kërkoi gjithashtu që të anulohet certifikata e biznesit së Organizatës Trump, të cilën një gjykatës mund ta detyrojë kompaninë të ndërpresë operacionet në shtetin e Nju Jorkut.
Trump ka mohuar më parë çdo deklaratë dhe e ka quajtur akuzën e James një “gjueti shtrigash”.
Ish-presidenti Amerikan po përballet me hetime të shumta penale nga prokurorët federalë dhe shtetërorë lidhur me pasqyrat financiare të kompanisë së tij, ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe dokumentet e klasifikuara pas largimit nga detyra.
Top Channel
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024