31.5 C
Tirana
08 / 07 / 2025

Dokumenti/ Zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën: Deputetët e përjashtuar, jo pjesë e aktiviteteve parlamentare

Me tensione është shoqëruar paraditja e sotme në Kryesinë e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës nuk u lejuan që të futen në zyrat e Kryesisë.

Ata u penguan nga Grada, ç’ka solli më pas edhe përplasje, ndërsa disa prej deputetëve, të përjashtuar nga Kuvendi pas vendimit të Komisionit të etikës, kapërcyen hekurat dhe u futën brenda. Ndërkohë më pas, disa te tjerë zgjodhën që të futen  nga dritaren.

Ndërkohë është zbardhur edhe shkresa e Kuvendit drejtuar Gardës, ku njoftohet se deputetët e përjashtuar, nuk do të lejohen që të jenë pjesë e aktiviteteve në Kryesinë e Kuvendit, deri në përfundim të aftit.

Shkresa që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit, mban date 2 nentor dhe ku njoftohen për emrat e 6 deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x