9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Do zërë vendin e Grida Dumës si deputete? Ori Nebijaj: Jam duke u menduar, kam një kontratë me TCH

Moderatorja Ori Nebijaj ka reaguar për herë të parë, në lidhje me lajmet që qarkullojnë se ajo do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.

Nëpërmjet një postimin në Intagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për ë peshuar zgjedhjet.

Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për të mbështetur forcën e saj politike.

Ajo shton se do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj.

Kujtojmë se Ori Nebijaj garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 me Partinë Demokratike, megjithatë ajo nuk arriti të fitonte një vend në Parlament. Me dorëheqjen e Grida Dumës, vendi i takon asaj, sipas listës përfundimtare nga zgjedhjet.

Aktualisht, Nebijaj është e nagzhuar si moderatore në emisionin “Për’Puthen” në ekranin e Top Channel, teksa më herët ka drejtuar emisionet “Wake Up” dhe “Pushime on TOP”.

e do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x