Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim presionin indirekt ndaj prokurorëve.
Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” në News24, Topi theksoi se SPAK është një institucion i konsoliduar dhe se nuk ka shanse që të shkrihet apo të ndryshohet statusi i tij.
“SPAK është një institucion që ka një mbështetje të konsoliduar dhe ndodhet në një infrastrukturë të plotë të drejtësisë.
Çdo tentativë për të ndërhyrë tregon dobësinë e politikës dhe asgjë më shumë”, ka shtuar Topi.
Ai ka theksuar gjithashtu se edhe nëse mund të ketë reforma të mundshme në të ardhmen, ato do të jenë të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës, jo në shkrirjen e SPAK.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026