Një tregtar kafshësh shtëpiake vendos mbi derën e dyqanit një tabelë ku shkruhet: “Shes këlysh kundrejt vleftës 30-50 euro”.
Ky njoftim i tërheq vëmendjen një fëmije, i cili nuk nguron ti drejtohet tregtarit nëse mund t’i shikonte këlyshët, duke ofruar vetëm 2,50 euro. Tregtari qeshi, por nuk hezitoi t’ia bënte qejfin. Fishkëlleu dhe nga një deriçkë vërshuan pesë qen të vegjël. Njëri prej tyre rrinte prapa dhe dukej se çalonte. Fëmija pyet shitësin pikërisht për atë këlyshin që çalonte. Tregtari me shumë mirësjellje dhe disi i nguruar i tha, se veterineri i ka hequr një kockë të dëmtuar që nga lindja dhe ai këlysh do të çalojë për gjithë jetën.
– Atë dua, tha djali.
Tregtari duke buzëqeshur, i’u përgjigj:
– Meqë ju po e kërkoni pikërisht atë unë mund tua fal, por mos harro, vijoi bisedën me fëmijën, qeni as nuk do të vrapojë, as nuk do të lodrojë siç dëshiron ti.
– Nuk dua të ma falësh, iu përgjigj djali. Çdo javë do të të jap nga 50 cent derisa të shlyej gjithë detyrimin. Ndërsa për atë që thatë zotëri, se ai nuk do të jetë në gjendje të kërcejë dhe luaj me mua, shiko këtu; Ai u përkul dhe duke ngritur njërën këmbëz të pantallonave, zbuloi protezën që lidhej me pjesën tjetër të këmbës përmes një shufre metalike.
– Pra siç e shikoni zotëri, vazhdoi bisedën djali, as unë nuk jam dhe nuk do të jem në gjendje kurrë, të kërcej dhe të luaj siç do të dëshironte çdo fëmijë tjetër.
Prandaj unë besoj se ne të dy që kemi të njëjtën fatkeqësi do të mund ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe të ndajmë së bashku atë dhimbje që na bashkon dhe të sfidojmë me dashurinë për njëri-tjetrin atë botë që na ndan.
Tregtari do ta kishte të pamundur t’i rezistonte këtij tundimi pikëllues dhe me lot në sy i’u drejtua fëmijës:
-Biro do të dëshiroja me gjithë zemër që secili nga këto këlyshë të kenë të njëjtin fat, të gjej një zot si ty.
Me një faleminderit u ndanë, djali me këlyshin në krah dhe tregtari më dhimbjen në zemër.