5.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

DIVA/ Aurela Gaçe vjen “UNIKE”

Nuk besoj se e teprojmë nëse themi se diva e këngës shqiptare Aurela Gaçe ka ngjashmëri me Vaçe Zelën. Falë talentit e më shumë punës dhe vetëm punës së saj, këngëtarja ka mundur të bëhet një personazh mjaft popullor. Me zërin e saj karakteristik, me lëvrimin e gjinive muzikore që i përshtaten vokalit të saj, me eksperiencën e fituar ndër vite, me aksiomën “talenti vlen, por suksesi është puna” dhe me përkushtimin e vazhdueshëm për të mos u vetëkënaqur nga arritjet, Aurela Gaçe nuk di të ndalet.

Këto ditë, ajo nxorri dy albumet muzikore të saj. “Unike” quhet dhe duket se këtë emër në albumin e saj na e ka “vjedhur” ne gazetarëve. E megjithatë, ne sërish nuk mund të kompleksohemi për të thënë se vetë Aurela është unike.

U bë e njohur në kapërcyell të ndryshimit të dy kohëve, viteve ’90, që i përket mbylljes dhe hapjes, burgut dhe lirisë. Dilemat që vinin më pas ishin të shumta. Mungesa e përvojës me tregun e lirë, edhe atë muzikor, nuk e kompleksuan dhe Aurela nisi garën e trofeve duke arritur të fitojë shumë gara muzikore, ndër të cilat dhe më kryesore, disa herë, ”Festivalin e Këngës në RTSH”.

Tashmë Aurela Gaçe nuk ka garë dhe e vetmja rivale është vetë ajo! Nuk dihet ku e gjen forcën një grua si ajo për të qenë papushim live thuajse çdo ditë dhe për të qenë gjithnjë ajo, unike dhe solare si vetë Aurela Gaçe!

L.M./ Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x