12.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mesazhi i SHBA: Departamenti i Shtetit e lufton përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta

SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe duke mbështetur gazetarët. Është ky mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”.

Në postimin në rrjetet sociale ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x