24.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

“Dita Ndërkombëtare e Gruas”/ Çelet në Pogradec një ekspozitë me piktura dhe fotografi

Edicioni i 8-të i ekspozitës e cila ka në qendër Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka udhëtuar nga Fieri drejt Pogradecit. Një ekspozitë e ndarë në dy reparte në pikturë dhe fotografi, ku marrin pjesë fotografë dhe piktorë nga Ballkani dhe Europa, të cilët me punimet e tyre përcjellin botën e gruas në dimensione të ndryshme. 

Ekspozita e çelur në galerinë e arteve “Lasgush Poradeci” përcjell mesazhe të forta mbi mënyrën se si duhet trajtuar gruaja, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në Shqipëri thotë Sajmir Ahmeti organizator i saj.

Për piktoren nga Durrësi Marjana Goxhabelliu bota e gruas dhe e dashurisë shprehet mjaft bukur përmes pikturës dhe fotografisë dhe para se të japim mesazhe nëpërmjet artit, duhet që të edukojmë brezat për të respektuar gruan. 

Jelena Vusuroviç, piktore nga Mali i Zi, është shprehur se në telejon e saj ka hedhur atë që përfaqëson Pogradecin liqenin dhe dashurinë që ndjen sa herë e viziton këtë qytet. 

“Sot piktura ime prezanton dashurinë. Ngjyra e kuqe përfaqëson dashurinë dhe dy mjellmat që djegin dashurinë. Zakonisht është e vështirë të flasësh për artin, ai është brenda teje. Këtë herë kam pikturuar atë se çfarë përfaqëson Pogradecin. Nuk kam bërë liqenin blu apo jeshil, ngjyra e kuqe prezanton dashurinë, dashurinë e madhe të cilën e ndjej kur jam në Pogradec.”

Ekspozita përmbante jo vetëm piktura por edhe fotografi nga artistë të ndryshëm nga disa vende të Europës, ku binte në sy edhe një punim e një autoreje ruse e cila ka sjellë femrën me xhamadan dhe flamur shqiptar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x