Muaji tetor i është dedikuar ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave.
Në kuadër të këtij muaji, një marshim simbolik është organizuar në qytetin e Korçës, ku kanë marrë pjesë gratë e vajzat e disa prej institucioneve shtetërore.
Ky marsim i organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë, në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit, ka patur si qëllim mbështetjen morale për të cilën kanë nevojë të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje, si dhe për tu bërë thirrje të gjithë atyre të cilat deri më sot nuk kanë bërë një ekzaminim të gjirit, pasi kontrollet e rregullta të ekzamimit të gjirit shpëtojnë jetë.
Tetori është muaji i sensibilizimit për luftën kundër Kancerit të Gjirit. Vitin e kaluar vetëm në muajin tetor janë kryer mbi 1300 ekzaminime të gjirit pranë Poliklinikës së qytetit të Korçës, prej të cilave kanë qënë 7 raste të dyshuara me kancer gjiri.
- Publikohen detajet e reja/ Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gratë - 12/12/2025
- Rikthimi në detyrë i Ballukut/ Manjani: U ndalua një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë - 12/12/2025
- “14 shtator ’98”, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk e hetojmë dot se kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim - 12/12/2025