27.9 C
Tirana
25 / 06 / 2026

Dita e 25-të e tubimit, qytetarët marshojnë nëpër kryeqytet pas qëndrimit disa orë para Kryeministrisë

Mbahet sot në Tiranë protesta qytetare, e cila vijon prej 25 ditësh, me thirrjet për ndryshimin e kastës politike.

Pavarësisht shiut, qytetarët u mblodhën edhe sot, me një grumbullim që nisi si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me thirrje me megafon, pankarta dhe fjalime në podium, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike për jo më pak se 12 muaj.

Ata kanë deklaruar se kjo protestë mund të përshkallëzohet dhe të shkojë deri në bllokimin e institucioneve.

Pas disa orësh para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe opozitës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x