Komisioni i Ekonomisë është mbledhur ditën e sotme, ku po diskutohet për “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
Po ashtu po shqyrtohen në cilësinë e komisionit për dhënie e mendimi i projektligjit “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033”.
Gjatë kësaj mbledhje ka mbajtur fjalën dhe deputeti PS, Erion Braçe, i cili ka pyetur zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes se cila është strategjia e sigurisë.
Madje Braçe u shpreh se duhet të ketë një strategji sigurimi, pasi Shqipëria e ka në “kurriz” një ngjarje të tmerrshme.
“Ju thatë që likujdohen ndërmarrjet ushtarake Gramsh dhe Poliçan?! Çfarë ndodh me këto pas këtij momenti. Duhet pasur parasysh jo vetëm lehtësia e këtij biznesi, ne kemi mbi kurriz ngjarje të tmerrshme dhe duhet menduar dhe siguria. Prandaj po pyes ku do të shkojë?”, tha ai.
Zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është shprehur se prioriteti i parë kur është ndërtuar ligji ka qenë siguria duke renditur garancitë e sigurisë, që sipas tij janë bazuar në rregullat e NATO-s.
”Aktivi i tyre i kalon shoqërisë private me të gjitha asetet që ka. Ne kemi pasur sigurinë në mendje kur kemi menduar këtë ligj.
Një pjesë e atyre që do vijnë nuk do të shkojnë në vendet e larta sepse do duan të jenë afër infrastrukturës së zhvilluar, afër pikave të transportit, porteve, hekurudhave apo të gjitha pikave që kanë mundësi të qarkullojnë më lehtësisht mallrat.
Nga ana tjetër përsa i përket sigurisë, prioriteti ynë është që këto zona do të kenë garancinë e sigurisë duke u mbështetur në disa konsulta të vazhdueshme sipas rregullave strikte të NATO-s dhe në strategjinë e sigurisë kombëtare”, tha Tola.
- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026