Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Dr. Siri Walt, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Walt urimet më të mira për fillimin e detyrës së saj në Shqipëri dhe shprehu besimin se mandati i saj do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore Shqipëri – Zvicër, të mbështetura në vlera të përbashkëta evropiane, dialogun e rregullt politik dhe një bashkëpunim të gjerë në fusha me rëndësi të veçantë, përfshirë qeverisjen, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe formimin profesional, shëndetësinë, qeverisjen vendore dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në proceset e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe social të Shqipërisë, si dhe për kontributin e saj në forcimin e institucioneve dhe qeverisjes vendore përmes programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe asistencës teknike”, njoftoi Presidenca.
Kreu i Shtetit çmoi në mënyrë të veçantë investimet e qeverisë zvicerane në zonat rurale.
“Ne kemi njerëz dhe një natyre të mrekullueshme. Investimet në këto zona në rritjen e cilësisë së jetesës janë një investim që bëjmë për brezat e rinj. Gjithashtu, ruajta e trendit pozitiv që Shqipëria ka në turizëm ndihmohet shumë nga këto investime”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe mirëpriti rritjen e investimeve dhe praninë e shtuar të bizneseve zvicerane në Shqipëri.
Në takim u vlerësua roli i rëndësishëm i Diasporës shqiptare në Zvicër, si një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve.
- “Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE - 03/09/2026
- “Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve! - 03/09/2026
- Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë - 03/09/2026