16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Dhuna ndaj Ekonomit, reagon aktivistja e njohur/ Etleva Bisha: “Truri i nxehur nga politika nuk ftohet nga forca e muskujve”

Lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj deputetes Milva Ekonomi me protagonist deputetin e PD Xhelal Mziu, ka reaguar edhe Etleva Bisha, një aktiviste e njohur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht grave.

Dhuna ndaj grave në politikë është kërcënim për demokracinë! Është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, shkruan Bisha në rrjetin social facebook.

“Dhuna ndaj grave të angazhuara në politikë nuk është vetëm përpjekje për të mbytur zërin e tyre, por është sinjal i fortë intimidimi për këdo grua që lufton apo aspiron për tu përfshirë e pasur një jetë publike aktive si politikane e si profesionsite. Truri i nxehur nga politika nuk ftohet nga forca e muskujve, por nga qetësia dhe thellësia e argumentave të mençura!”

STOP: Dhunës ndaj grave e vajzave të angazhuara në politikë! STOP: Çdo forme të dhunës ndaj grave e vajzave, shkruan Etleva Bisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x