Demokratët në SHBA kanë kritikuar përfshirjen e Jared Kushner-it dhe Steve Witkoff-it në bisedimet diplomatike me Iranin, të ndërmjetësuara nga Pakistani, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e delegacionit amerikan.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, anëtarët demokratë të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve theksuan se “delegacioni përfshin dhëndrin e Donald Trump dhe mikun e tij nga fusha e pasurive të paluajtshme dhe golfit”, duke iu referuar dyshes Kushner-Witkoff.
Në deklaratë vihet në dukje se bëhet fjalë për të njëjtët individë që u angazhuan edhe në përpjekjet e mëparshme diplomatike që përfunduan me nisjen e “një lufte të panevojshme dhe të kushtueshme”. Ata shtuan se kjo nuk është një mënyrë e mirë për të sinjalizuar një “rifillim diplomatik” në skenën ndërkombëtare.
- Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj - 12/04/2026
- Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje - 12/04/2026
- “Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin - 12/04/2026