Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka thënë gjatë mbledhjes së Komisionit të Dezinformimit se gjatë gushtit dhe korrikut ka pasur ndërhyrjre nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.
Rasti i parë ka të bëjë me shpalljen e mundësisë së pushtimit të Kosovës nga Serbia, që sipas Braçes është një evidencë sesi përhapet keqinformimi dhe si e implikon Shqipërinë e Kosovën.
“Një zinxhir i tërë keqinformimi që mbërriti më Shqipëri, që na solli në evidencë se si përhapet keqinformimi duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon duke krijuar shqetësim brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Një element tjetër i rëndësishëm ka të bëj me faktin qe edhe pse burimi i informacionit në Serbi u përgenjeshtrua, këtu në Shqipëri nuk pati asnjë përpjekje për të fshirë lajmet e rreme”, –u shpreh Braçe.
Rasti i dytë që deputeti solli në vëmendje ishte një lajm, po prapë nga mediat serbe, që kishte të bënte me monitrorimin e territorit të Kosovës nga dronet shqiptare.
“Burimi i lajmit ishte një portal serb ne Kosovë i pacituar nga mediat shqiptare në Kosovë, por nga mediat shqiptare në Shqipëri. Dhe për fat të keq zgjerimi i informacionit me elemente për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën.
Përsëri nuk pati asnjë përpjekje për të korrigjuar lajmin e pavërtetë dhe as për të fshirë lajmin që vijon të jetë online në mediat online”,- përfundoi Braçe.
Sipas tij, bëhet fjalë për median Pravda, e cila ka përcjellë informacione të posaçme të qeverisë së rusisë brenda territorit të Shqipërisë.