Takimin me emigrantët në Athinë ditën e nesërme kryeministri Edi Rama e ka përshkruar në rrjetet sociale si një ditë feste. Nuk do të mungojnë as artisët nga Shqipëria, si reperi Noizy dhe këngëtarja Era Rusi, por Athina prej një jave ka “vluar” nga debati i krijuar prej këtij manifestimi të thirrur më 12 maj, ditën kur shënohet njëvjetori i arrestimit të Fredi Belerit.
Megjithatë, i pashqetësuar e tashmë me një nga sallat e stadiumit Galatsi të konfirmuar për tubimin, Rama do të udhëtojë i qetë drejtë kryeqytetit grek paraditen e së dielës, duke zbarkuar në Athinë rreth orës 09:00, me të gjithë kabinetin qeveritar me vete.
Raportohet se në takimin me emigrantët që jetojnë në Greqi, do të jenë prezentë edhe kryebashkiakët socialistë.
Nuk do të mungojë në takim as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026