23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Detaje të reja/ Zyrtari i AMP hapi portal për gjobvënie, i përfshirë dhe i vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH

Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia.

Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre.

Një lajm të tillë kanë publikuar edhe për zv/drejtorin Policisë së Durrësit, Bujar Deliallisi dhe pas publikimit, më pas i kanë premtuar për t’a fshirë. Dyshohet se lajmi është fshirë kundrejt pagesës. Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x