Detaje të reja kanë dalë në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku u gjetën të vrarë 6 persona.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke së fundmi, viktimat janë nga Turqia dhe jo shqiptarë ashtu siç u raportua. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në Luçë.
Ende vijon hetimi i autoriteteve greke në lidhje me ngjarjen, ndërsa mësohet se targat gjermane në makinë tip “Ford”, ku dhe u gjetën viktimat janë false.
Sipas informacioneve, ngjarja mund të ketë ndodhur për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.
Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja , ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)