Kjo është një video e publikuar nga mediat serbe ku pretendohet se shfaqet momenti i rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës të cilët po kryenin patrullim në vendin e quajtur Tresave/Bare.
Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri. Lajmi është bërë me dije nga policia e Kosovës që thekson se tre efektivët e policisë janë rrëmbyer në brendësi të territorit gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të vendit.

Sipas detajeve të mësuara, rrëmbimi ka ndodhur rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas detajeve oficerët e rrëmbyer janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi. Në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja janë parë persona të maskuar dhe menjëherë janë nisur një grup i njësive shtesë të policisë së Kosovës. Për ngjarjen janë njoftuar edhe forcat e KFOR-it.
— Tako je govorio… (@govoriojetako) June 14, 2023
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026