12.5 C
Tirana
01 / 03 / 2024

Dështon intervista me Mirel Mërtirin, gazetari: Pse nuk përmend Ramën dhe Veliajn? Natën e mirë. Mbyllja ekranin…

Çim Peka kishte paralajmëruar prej ditësh një intervistë të bujshme me Mirel Mërtirin, që është në kërkim për inceneratorët.

Por, intervista i ka dështuar, pasi ndryshe nga ç’priste Peka, ai nuk ka përmendur asnjë emër.

Peka ka insistuar që Mërtiri të përmendë emrin e Ramës dhe Veliajt, gjë që nuk ka ndodhur, dhe për këtë arsye ia ka ndërprerë lidhjen Mëritirit, duke shpërthyer ndaj tij me ofendime.

Pas një bashkëbisedimi që zgjati më shumë se 3 orë, në fund fare Peka iu drejtua Mërtirit duke i thënë se duhet vijë të dëshmojë në SPAK dhe të tregojë ku kanë shkuar 130 milionë eurot.

“Ose deklaroni që i keni vjedhur ju, ose deklaroni pronarët e vërtetë” – tha ndër të tjera Peka para se t’i ndërpriste lidhjen e drejtpërdrejtë Mërtirit.

“Që jeni kaq zemërgjerë. Ore kaq e vështirë e keni të thoni këto nuk ishin aksionet tona. Na detyroi ai që na e dha me 16 VKM brenda ditës, sepe janë aksionet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Dhe ju keni dalë në këtë intervistë për të pastruar ata dhe për të bërë pis të tjerët. Dhe ju absolutisht me këtë çfarë keni deklaruar deri tani jeni i zhytur deri këtu.

Zotëri keni marrë 130 milionë euro dhe këtë studio ju nuk e përdorni dot. Nuk mund të vijë SPAK-u se i thotë Rama të vijë në Vjenë tek ti apo në Bullgari ku je, po duhet të vish ti dhe të kthesh paratë dhe me këtë çfarë ke deklaruar deri tani zotëri vetëm keni vjedhur.

Dhe ju nuk mund të abuzoni me këtë fakt. Ose deklaroni që i keni vjedhur ju, ose deklaroni pronarët e vërtetë. Nuk mund të fshiheni dhe t’i çoni SMS Erion Veliajt se çfarë do thojë Mërtiri nesër.

Zotëri ti po fsheh paratë e atyre që keni vjedhur. Merr bonus 8 pikë nga një kompani që nuk ekziston. Ministri i thotë Ramës mos firmos dhe ai firmos.Ti jep ty, për çfarë t’i jep ty, për sytë e bukur?!

Dhe i fshihesh SPAK-ut dhe ndërton alibi se të paska sulmuar një prokuror i SPAK-ut. Po katër prokurorë të tjerë që nuk janë, që janë te inceneratori i Tiranës pse nuk të sulmojnë? Ku i ke faktet. Ju keni dalë me regji zotëri dhe është vetëm skemë hajdutësh. Kthe paratë zotëri dhe ik, natën e mirë. Mbyllja ekranin” – tha Peka në fund të emisionit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x