Me qëllimin rritjen e cilësisë dhe standardeve të arsimit dhe formimit profesional dhe nxitjen e lidhjes se marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione arsimore të njohura ndërkombëtare, deputetja socialiste, Evis Kushi ka propozuar ndryshime në ligjin e arsimit profesional.
“Qëllimi final është që të ofrohen eksperiencat më të mira dhe të dorëzohen certifikata të përbashkëta apo dyfishta”, tha Kushi.
Pjese e ndryshimeve te propozuara është edhe barazimi i viteve të shkollës profesionale me gjimnazin.
“Të krijohet mundësia që nxënësit që nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta, por duan të integrohen shpejt në tregun e punës, të pajisen me certifikatë profesionale të Maturës Profesionale”, tha Kushi.
Nga ana tjetër, ata që duan të vijojnë arsimin e lartë ose pas të mesëm, mund të ndjekin edhe shkollimin teknik-menaxherial 1-vjeçar dhe të fitojnë maturën shtetërore profesionale, ose kursin urë të përgjithshëm 1-vjeçar dhe të fitojnë maturën shtetërore (të përgjithshme).
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025