Dashnor Sula u shpreh në Frontline Interview se është kundër idesë që Argita Malltezi të jetë në krye të Partisë Demokratike, pasi duhen sipas tij figura me kontribute.
‘Kontributi i zonjës Malltezi është i vlefshëm, është e bija e zotit Berisha. Por unë nuk mund të pranoj që zonja Malltezi të jetë në krye të PD të paktën për këtë moment. Nuk ka karrierë politike, nuk ka kontribute.
Të vish në krye për shkak të kontributeve të zotit Berisha nuk jam dakord. Duam burra gra që kur të shkojmë tek qytetari të themi kjo është alternativa.
Berisha dhe Basha vijojnë grindjet dhe bëjnë marrëveshje me Ramën, kjo do të thotë që e çon ujin tek mulliri i zotit Rama’, tha Sula.
Latest posts by Pena Albania (see all)