Deputetët e Partisë Demokratike duhet të ishin në mosbindje civile, por shumica e grupit parlamentar demokrat e braktisën protestën e përjavshme në dyert e Bashkisë ku kërkohet prej javësh dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj për skandalin 5D.
Deputetet pjesëmarrës numëroheshin me gishtat e dorës. Vetëm Flamur Noka, Dhurata Çupi dhe Tomor Alizoti zbatuan vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa deputetët e tjerë munguan në bllok. Ajo që ra në sy ishte se policia kishte marrë më shume masa se ligjvënësit demokrat për mosbindje civile pasi forca të shumta kishin blinduar godinën e Bashkisë.
Përfaqësuesit e opozitës pasi mbajtën fjalimet e tyre u larguan pa zhurma dhe i vetmi rezultat i këtij tubimi ishte kaosi dhe rendimi i trafikut në kryeqytet për shkak të rrugëve që policia bllokoi si rezultat i protestës së opozitës, e cila zgjati më pak se 45 minuta.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026