Nga sot Vangjel Tavo do të jetë kryebashkiaku i ri i Himarës, pas mbajtjes dje të zgjedhjeve të përkohshme për këtë bashki. Tavo, që më herët ishte prefekt i qarkut Vlorë, kandidoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikurisë, nën siglën e PS-së, ndërsa korri kështu fitoren. Tavo arriti që të fitonte garën me një diferencë prej 1477 votash më shumë se rivali i tij në garë.
Po kush është Vangje Tavo?
Ishte viti 1996 kur Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste.
Aderimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 ku më pas u largua, pas debateve brenda partisë me kryesocialistin Edi Rama. Ai më pas iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën.
Kujtojmë se për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.
Sakaq, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.
Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe më pas u shkëput nga politika aktive. Ndërkohë, këtë vit ai u propozua dhe emërua nga qeveria Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, detyrë që e mbajti pak para zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës.
- ‘Liria ka emër’, protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK! Çfarë pritet të ndodhë? - 17/10/2025
- “Dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë!”/ Përplasje e ashpër në emision. Ja debati - 17/10/2025
- Sali Berisha dhe Albin Kurti, dy fytyra të të njëjtës sëmundje politike shqiptare - 17/10/2025