8.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Debate mbi ligjin i ri për spitalet, Rrakacolli: Siguron autonomi financiare! Vasili: Nuk sjell asgjë të re

Projekt-ligji i ri për shërbimin spitalor ka ngjallur debate mes drejtuesve dhe ish -drejtuesve të dikasterit të shëndetësisë mbi pikat kryesore të tij, siç janë autonomia financiare dhe praktikat e dyfishta të mjekëve në spitalet publike. Për ish-ministrin e shëndetësisë, Petrit Vasili ky ligj nuk afron asgjë të re dhe se autonomia financiare e spitaleve sigurohet që në ligjin aktual, ndërsa për zëvendësministren e shëndetësisë, projekt-ligji i ri synon t’i japë pavarësi çdo spitali t’i administrojë siç do të ardhurat e veta dytësore pa kërkuar më parë miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Një spital autonom që do ta fitoj këtë kartë pasi të jetë akredituar, do të ketë pavarësi menaxheriale edhe në administrimin e burimeve njerëzorë sipas Rakacollit, por Petrit Vasili thotë se kjo nuk ka qenë një gjë e penguar deri më sot

Gjykimet përplasen edhe në futjen e konceptit të praktikave të dyfishta të mjekëve në ambientet e spitaleve publike pas orarit zyrtar. Për Vasilin, përzierja e praktikave shtet-privat brenda shtetit janë gjëja më e gabuar që mund të ndodhë, ndërsa për Rakacollin kjo do t’i japë zgjidhje kundrejt tarifave shtesë kërkesave të pacientit për shërbime jashtë radhe, pa cenuar shërbimin e urgjencës

Sipas projektligjit të ri, spitalet publike autonome kanë të drejtë të lidhin kontrata me kompani private të sigurimeve, me institucione vendase dhe të huaja dhe për teste klinike me spitalet jopublike për shërbime specifike mjekësore, të lidhin marrëveshje me shërbimet diplomatike të huaja, organizatat ndërkombëtare të lidhin kontrata për kërkime shkencore etj. Projektligji për shërbimin spitalor është ende në fazë diskutimesh në komisionet parlamentare. Ndryshimet kanë prekur mbi 70% të ligjit aktual ndaj edhe u pa e nevojshme ribërja e tij nga fillimi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x