Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme, do të pres sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste .
Sipas kalendarit të njoftuar nga presidenca, Presidenti Begaj në orën 10:30 minuta do të pres në institucionin e Kreut të Shtetit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit.
Ndërkohë, sipas axhendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, para se më tej të shprehet për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Begaj është të enjten e shkuar u konsultua edhe me kryetarë dhe faktorë politikë të tjerë, përfshi edhe atë të PD-Demokratët Atlantikë, Lulzim Basha.
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026
- Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër - 06/02/2026
- Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, ngelet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra - 06/02/2026