“Nuk ka biznes të zakonshëm me Rusinë”: Kjo ishte përgjigja që Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga REL i dha deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se sanksionet e SHBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, janë “të rënda dhe serioze”.
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se kishte sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi, kompanisa NIS u sanksionua edhe ajo për shkak të ashtuquajturit “rrezik dytësor” prej lidhjes me Gazpromin rus. Vuçic pohoi pas këtij njoftimi të Thesarit amerikan se bëhet fjalë se po kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.”Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, u shpreh ai.
DASH-i tha se Shtetet e Bashkuara “mbeten të përkushtuara për ta penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë dhe rrjetet e prokurimit dhe ato financiare që Moska i përdor për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”. “Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje”, theksohet në përgjigjen e tij.
Departamenti amerikan shtoi se “SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji”.NIS është kompania e vetme në Serbi e angazhuar në kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e prodhimit të naftës dhe gazit natyror. Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania mëmë Gazprom.
- “Zonja e panjohur”, Donald Trump dhe një mision helvetik në Washington - 06/08/2025
- Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të Kuvendit: Të kuptojmë shqetësimet e komuniteteve të tyre - 06/08/2025
- Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada - 06/08/2025