“Groenlanda nuk ka nevojë për asnjë iniciativë që lidhet me shëndetësinë”, kështu ka deklaruar ministri danez i mbrojtjes, Trolls Lund Poulsen, pas deklaratave të presidentin amerikan Donald Trump se do të dërgonte një spital lundrues në ishull.
Donald Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të fituar kontrollin mbi Groenlandën e cila është një territor autonom i mbretërisë daneze.
“Popullsia e Groenlandës merr kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Ata e marrin atë në Groenlandë dhe nëse kanë nevojë për trajtim të specializuar, e marrin atë në Danimarkë. Prandaj, nuk ka nevojë për një iniciativë të veçantë shëndetësore në Groenlandë”, tha Ministri i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen.
Në Groenlandë, ashtu si në Danimarkë, qasja në kujdes shëndetësor është falas.
Në ishullin e madh Arktik ka pesë spitale rajonale, me Spitalin Nuuk që pret pacientë nga i gjithë territori.
Qeveria e Groenlandës nënshkroi një marrëveshje me Kopenhagenin në fillim të shkurtit për të përmirësuar trajtimin për pacientët e Groenlandës dhe për t’i transferuar ata në spitalet daneze.
- Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale - 22/02/2026
- “Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore - 22/02/2026
- Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar - 22/02/2026