9.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Dalin pamjet e makinës BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu në Janinë

Ky është automjeti tip BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu kur u kap nga policia greke në Janinë pranë zonës së aeroportit.

Ai ishte në mjet së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë.

Kurse personi i tretë është një 35-vjeçar, kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë. Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur. Ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu. Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar.

Atyre iu sekuestruan edhe 1400 Euro.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x