Çmimet e karburanteve në vend janë rritur. Në pikat e karburanteve nafta po shitet për 185 lekë për litër, ndërsa benzina për mesatarisht 188 lekë.
Në krahasim me mesin e korrikut, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar mesatarisht me 9 lekë. Kjo në një kohë që çmimet e naftës së papërpunuar në bursë kanë mbetur thuajse të pandryshuara, ndërsa dollari, ndonëse me luhatje, po qëndron në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun.
Ekspertët e lidhin shtrenjtimin e karburanteve me kërkesën e shtuar për shkak të lëvizjeve për sezonin veror./a2
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026