24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Çmimet e banesave: Sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në rang vendi rritja përllogaritet në 39 për qind. Rritja më e madhe ka ndodhur në tremujorin e dytë.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti, çmimi i banesave të shitura ishte rreth 28 për qind më i shtrenjtë se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, pavarësisht rritjes së çmimeve, agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar rritje të shitjeve.

Kreditimi ka qenë një burim kryesor i financimit si nga bizneset, ashtu edhe nga individët.  Energjia, materialet e ndërtimit dhe makineritë janë tre zërat me rritjen më të madhe të kostos, që sipas raportit ka ndikuar në rritjen e huamarrjes nga ndërtuesit.

Megjithatë, kredia me problem në ndërtim mbetet më e ulëta dhe ka rënë nga 4 në 2.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x