Për partinë socialiste, 21 janari, zbardhja e së vërtetës dhe autorëve të vrasjes së katër personave në Bulevard, do të jetë sfida politike dhe morale edhe pas një dekade. Këtë tha i ftuar në Shqip nga Dritan Hila, Aleksandër Cipa, në një diskutim për zhvillimet e fundit për këtë çështje.
“Zvarritja prej 10 vjetësh për vrasjet e 21 janarit është një sfidë e drejtpërdrejtë dhe me kosto politike dhe morale për PS. Ecuria e mëtejshme e këtij procesi, më shumë se sa shpresën për drejtësi, ka edhe drojën për rikthimin e përdorimit politik të sistemit të drejtësisë. Nuk mund të lihej 10 vjet kjo çështje pa u zbuluar”, u shpreh Cipa në Dritare TV./L.F-dritare.net