5.5 C
Tirana
02 / 03 / 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët? 

Nga Eduard Zaloshnja

Në 13 vjetët e fundit kam zhvilluar 126 sondazhe elektronikë, ku e shpërndajlinkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme anekënd vendit. Dhe marrësit e pyetësorit e plotësojnë atë në mënyrë krejtësisht anonime. Kuptohet që nuk ua dërgoj linket e pyetësorëve njëherazi të gjithë pjesëmarrësve të sondazhevetë mia elektronike – përdor një sistem rrotacioni nga sondazhi në sondazh, për ta shpëndarë koston e dërgesave periodike të SMS-ve. Sidoqoftë, për herë tëparë dje, u dërgova një link me SMS njëherazi të gjithëve (pothuaj 20 mijëbanorëve të rastësishëm të rritur të vendit, me karakteristika të ndryshme demografike, gjeografike, arsimore, e politke; dhe si rrrjedhojë, realizova njësondazh me marzh gabimi statistikor vetëm +/-1%). 

Pyetja kryesore në pyetësor ishte: “Për kë keni aktualisht opinionin Më pozitiv, Ramën, Berishën, apo asnjërin nga të dy?”

40% u përgjigjën se opinionin Më pozitiv ndër dy politikanët kryesorë e kanëpër Ramën, dhe vetëm 19.2% për Berishën. Ndërsa plot 40.8% deklaruan se nuk kanë opinion pozitiv për asnjë nga të dy (shihni grafikun 1). 

Duke i përkthyer statistikisht përqindjet e mësipëme në numra të popullsisë së rritur, simpatizantët e Ramës më rezultuan 760 mijë, të Berishës 365 mijë, dhe të asnjërit prej të dyve 775 mijë (shihni grafikun 2).

SHËNIM: Sipas sondazhit tim të parafundit, për PS-në ishin gati të votoninrreth 700 mijë, për PD-ASHM rreth 380 mijë, për të tjerat rreth 75 mijë, dhe rreth 745 mijë për asnjë parti 11 maj 2025, rreth 760 mijë zgjedhës brenda vendit votuan për PS-në, rreth 500 mijë për PD-ASHM, rreth 200 mijë për partitë e tjera, dhe rreth 440 mijë nuk votuan fare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x