7.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Champions League- Fitojnë favoritët: Juventus, Barcelona, Bayern dhe Liverpool

Janë mbyllur takimet e sotme të vlefshme për Champions League, që kompletojnë raundin e shtatë të fazës. Spektakli dhe surprizat nuk munguan, me disa prej ekipeve të mëdha që siguruan fitore të rëndësishme, brenda dhe jashtë fushe.

Barcelona arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Slavia Prague, duke triumfuar 4-2, pavarësisht nisjes jo bindëse të ndeshjes. Protagonist absolut ishte Fermin Lopez, autor i dy golave, ndërsa Dani Olmo dhe Robert Leëandowski vulosën përmbysjen dhe fitoren e katalanasve.

Fitore bindëse edhe për Juventusin, që në “Allianz Stadium” mposhti 2-0 Benficën. Bardhezinjtë zgjidhën gjithçka pas pushimit, me golat e Khephren Thuram dhe Ëeston McKennie, duke hedhur një hap të rëndësishëm përpara në kompeticion.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich konfirmoi formën e mirë duke mundur 2-0 Royale Union Saint-Gilloise. Harry Kane ishte vendimtar me dy gola në pjesën e dytë, edhe pse anglezi shpërdoroi një penallti në minutat e fundit të sfidës.

Liverpool u kthye me tre pikë të arta nga transferta e vështirë në “Velodrome”, duke mposhtur Marseille 3-0. Dominik Szoboszlai realizoi një supergol në fund të pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i vendasve i hapi rrugë e fitores që do të vulosej nga Gakpo.

Chelsea vuajti më shumë se pritej, por arriti të marrë fitoren minimale 1-0 ndaj Pafos, falë golit të Moises Caicedo. Ndërkohë, Atalanta u befasua në shtëpi, duke u mposhtur 3-2 nga Athletic Bilbao.

Në ndeshjet e tjera, Newcastle tregoi forcë duke triumfuar bindshëm 3-0 ndaj PSV, duke mbyllur një mbrëmje të ngarkuar me emocione në Champions League.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x