9.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Çështja e inceneratorëve, Alqi Bllako lë qelinë, do të mbajë fëmijët në shtëpi!

Është liruar këtë të enjte nga burgu, me vendim të Gjykatës së Posaccme, ish-deputeti i PS Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e ish-deputetit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

 Në seancën gjyqësore, avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj ka argumentuar para trupit gjykues se për çështjen që Bllako akuzohet, është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Ndër të tjera, sipas News24, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar. Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

SPAK pretendon se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë ndryshuar kategorinë e pronës për vendin ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar një dëm prej 16 milionë Lekësh shtetit.

Gjithashtu Prokuroria thotë në dosje se ish-deputeti ka përfituar rreth 15 milionë Lekë ryshfet për favorizimin e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x