Në Prokurorinë e Posaçme u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani, te kryetari i ri Klodian Braho.
Për SPAK, u cilësua si një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kreu i SPAK e ka mandatin 3 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar. Dumani e mbyll ciklin e drejtuesit mes kërkesave të vazhdueshme për t’i dhënë mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të SPAK.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026