Promovimi i Shqipërisë në mediat e huaja ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive ndërkombëtare për sezonin e ri veror, ku mbi 30 kompani ndërkombëtare nga shtete si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Holandë, Portugali, SHBA zbritën në Tiranë.
“Arritja juaj e 10 milionë turistëve është një gjë për të qenë krenar. Ju po rrisni jo vetëm turizmin, por turizmin e duhur. Besojmë se ballkanasit mund të arrijnë jo vetëm në shifra por dhe në shërbimin e duhur. Ne kemi sjellë në këtë panair 30 kompani nga vende të ndryshme për të rritur bashkëpunimin me bizneset shqiptare.”, tha Robert Dee, sipërmarrës ndërkombëtar në fushën e turizmit.
Pjesë në hapjen e panairit ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e konsideroi 2024 si vitin e provës dhe të cilësisë.
“E vetmja gjë që s’duhet të bëjmë të mos vetëkënaqemi sepse sfida jonë fillon këtu. Viti 2024 është prova e zjarrit për turizmin shqiptar. Nuk mjafton veç të krenohemi dhe ky vit do të jetë prova ajo fillon që sesi sillet kamerieri më një turistë që hyn në lokal e deri të mikpritja në hotele etj..”, tha ministrja Kumbaro.
Shoqatat kosovare të turizmit pjesë e panairit i shtrinë dorën Shqipërisë për një rritje të bashkëpunimit dhe promovimit edhe të Kosovës.
Panairi i turizmit, i cili do të zgjasë dy ditë ka në fokus turizmin e qëndrueshëm, teknologjinë në këtë sektor, bashkëpunimin ndërmjet bashkive por dhe me rajonin.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026