Ahmed Al-Ahmed, polici që u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të Sidneit, ka folur për herë të parë nga shtrati i spitalit.
Edhe pse u qëllua me pesë plumba gjatë përleshjes trup më trup me një nga sulmuesit, Al-Ahmed arriti ta çarmatoste dhe t’i shpëtonte jetën dhjetëra personave.
Në një intervistë për TRT World, ai u shpreh me fjalë të thjeshta, duke kërkuar lutje: “Përmes Allahut kalova një fazë shumë të vështirë. Vetëm Allahu e di çfarë kam përjetuar. I kërkoj nënës sime të lutet për mua. Zoti e bëftë këtë një dëmtim të lehtë.”
Sipas ish-avokatit të tij të emigracionit, Sam Issa, gjendja e policit është shumë më serioze nga sa është raportuar. Al-Ahmed i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekziston rreziku që të humbasë krahun, pasi një nga plumbat dyshohet se ka dëmtuar nervat. Një tjetër plumb ndodhet ende në shpatullën e tij.
“Dhimbja po e lodh shumë. Ai është i mbushur me plumba, por thotë se do ta bënte sërish,” tha Issa.
Sulmi ndodhi më 14 dhjetor gjatë festimeve të Hanukkah në plazh. Dy të dyshuarit, babë e bir, Sajid Akram, 50 vjeç, dhe Naveed Akram, 24 vjeç, vranë 15 persona, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, një i mbijetuar i Holokaustit dhe rabini Eli Schlanger.
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026