Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë. Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinjëve në Air Albania, çekët mund të mbesin pa Europianin e Gjermanisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë që nga viti 1993, ku Çekia u shkëput nga Çekosllovakia.
Sipas gazetares Lucie Machacova, pjesë e gazetës së njohur në Çeki, “MF DNES”, Silvhavy është shkarkuar dhe nuk do të jetë më pjesë e Çekisë. Njoftimi zyrtar do të vijë në javën e ardhshme, por pritet më shumë që të martën të kemi gjithçka të zyrtarizuar.
Trajneri i ri do të jetë i pazakontë. Kjo pasi po sipas gazetares çeke, Tripsovsky, trajneri i Slavias së Pragës do të drejtojë Slavian e Pragës dhe Çekinë njëkohësisht, të paktën për dy ndeshjet e nëntorit. Slavia e Pragës po kryeson edhe grupin e Europa League, teksa do të përballet në muajin nëntor ndaj Romës.
Po në të njëjtën muaj, Tripsovsky duhet të mendojë edhe për finalen e madhe të çekëve kundër Polonisë, ku do të vendoset bileta e fundit e Europianit. Federata Çeke e Futbollit pret që Silhavy të jap dorëheqjen në mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Ishujt Faroe, për të kursyer 250 mijë euro. Por nëse kjo nuk ndodh, ashtu siç pritet, Çekia do të zyrtarizojë shkarkimin e Silhavy të martën dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026