Gjatë prezantimit të progres-raportit të KE për vendin tonë, zv.kryeministrja Belinda Balluku u ndal dhe tek situata e krijuar sot në Kuvend. Duke ironizuar veprimet e opozitës në sallën e Kuvendit, ajo theksoi se marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë do të ratifikohet së shpejti në Parlament.
“Ata që kanë qenë para nesh nuk lënë askënd të harrojë asgjë, janë aty duke kthyer mbrapsht karriget e parlamentit, duke u futur çdo ditë me një tym në ngjyrë tjetër, njëherë rozë, njëherë blu, sot tymi ishte kaf më duket. Janë vokalë, janë prezentë dhe do u kujtojnë shqiptarëve se ccfarë i bënë ata sistemit të drejtësisë dhe cfarë reforme kemi bërë ne. Sa i përket marrëveshjes, ka kaluar në qeveri, sigurisht gjithë procesi i parashikuar dhe do shkojë në Parlamenmt për t’u ratifikuar. Kryeminsitri e ka bërë të qartë arsyen, askush mos të shqetësohet korniza juridike e saj. Nëse kjo marrëveshje do bëhej mes dy shteteve të BE-së, do ishte normale apo jo? Por ne e konsiderojmë vendin tonë evropian dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi gjithnjë solidarë me shtetin italian. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë arrijnë të merren dhe me pigmentin e lëkurës së emigrantëve që do strehohen në Shqipëri. Pavarësisht se kemi pasur ngjyrën e lëkurës të nëjjtë me europianët ne jemi popull që jemi paragjykuar. Është një rrugë e gjatë, do shkojmë në parlament, do e dëgjoni në komisione, asnjë nga ne se ka problem të shprehet për këtë marrëveshje ndërkombëtare.”
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026