13.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Cavani kërkon arrestimin e arbitrit që “eleminoi” Uruguajin nga Kupa e Botës

Zhgënjimi për eleminimin e Uruguajit që në fazën e grupeve të Kupës së Botës, vazhdon të persekutojë Edinson Cavanin. 

Sulmuesi i Valncia-s sulmon ashpër arbitrin e ndeshjes me Ganën, Daniel Siebert. Në atë përballje, Uruguaji fitoi 2-0 por gjithsesi nuk arriti të kualifikohej për më tej pas fitores së Koresë së Jugut me Portugalinë.

Gjykimi i ndeshjes u kontestua gjatë nga uruguajanët të cilët kërkuan që kryesori të shikonte sistemin VAR në dy raste të dyshimta ndërsa në fund të ndeshjes, vetë Cavani sulmoi fizikisht televizorin e sistemit teknologjik duke rrezikuar pezullimin nga Disiplina e FIFA-s.

“Nëse më pezullojnë pasi godita VAR-in, atëherë arbitrin që na largoi nga botërori duhet ta arrestojnë. Ato janë gabime që nuk mund t’i bësh kur ke mundësinë të përdorësh sistemin VAR”, shprehet Cavani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x