Mbi 2 milardë lekë do të jetë buxheti i bashkisë Korçë për vitin 2023. Pjesa më e madhe e këtij buxheti rreth 56% është nga buxheti i vetë bashkisë i cili mundësohet nga mbledhja e të ardhurave si taksa dhe tarifa vendore, ndërkohë që pjesa tjetër e tij është nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm.
Këto janë bërë të ditura nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak Korçë zhilluar këtë të mërkurë. Filo ka shtuar më tej se përsa i përket shpenzimeve struktura e buxhetit për vitin e ardhshëm është pothuajse e ngjashme me atë të vitit 2022.
Prioritet për vitin e ardhshëm sipas kryebashkiakut Sotiraq Filo do të vijojnë të jenë investimet në infrastrukturën rrugore jo vetëm në qytet por edhe në fshatra.
Nuk do të jenë jashtë vëmendjes edhe investimet në institucionet e arsimit apo në fushën e sportit, të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, apo në atë të artit, kulturës dhe zhvillimit të turizmit.
Përveç buxhetit vjetor për vitin 2023, gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar gjithashtu edhe projekt buxheti afatmesëm 2023-2025.

- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026