Stilistja kosovare e cila ka marrë famë edhe në tregun global, Blerina Kllokoqi- Rugova, ka sjellur një brend të krijuar nga vetë ajo e quajtur “BUKUR”.
Është hera e parë që një stiliste kosovare krijon një brend të tillë, por kësaj herë vetë Blerina është kujdesur t’a sjell në formë të një butiku, shkruan Kosovalive.net.
Ndërkaq, brendi “BUKUR”, është koncepti i parë në rajon që është krijuar nga një femër e zonja siç është stilistja Blerina Kllokoqi- Rugova.
Para disa vitesh, Blerina Kllokoqi Rugova ishte stiliste në pëfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision, Festivalin Europian të Këngës që u mbajt në Vienë. Ajo ka shkëlqyer në shumë evente brenda e jashtë Kosovës e Shqipërisë dhe padyshim, trendi i saj më i ri do të vijë tek ju ashtu siç ka dhe emrin, BUKUR!