Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria duhet të miratojë një reformë të re zgjedhore, që të përfshijë rekomandimet e OSBE-së, të shkuara dhe të tashme.
Në një prononcim nga Korça, ku ndodhej për një aktivitet, Gonzato tha se kjo reformë duhet bërë si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Nuk ka dalë ende raporti përfundimtar i OSBE, mendoj se Brukseli foli qartë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit ne Shqipëri. Është koha që qeveria dhe parlamenti shqiptar të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë rekomandimet e shkuara dhe të tashme. E në fakt rezultati i jep një përgjegjësi më të madhe qeverisë që të ndërmarrë këtë reformë sepse i ka numrat. Është pritshmëria e shqiptarëve në qoftë se Shqipëria është drejt rrugës së BE”, tha Gonzato.
“Në raport me plotësimin e standardeve, ka një raport të OSBE i cili jep përfundimin, i ka njohur në standarde por citon dhe përdorimin e burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar. Dua të përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK. Secila parti që ndihet e vjedhur të raportojë në organet gjyqësore. Megjithatë, uroj që të dyja partitë të punojë drejt drejtimit të BE”, shtoi ai.
- Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit - 29/01/2026
- Ndërsa Trump përmbys aleancat, Britania thotë se ka nevojë për një marrëdhënie ‘më të sofistikuar’ me Kinën - 29/01/2026
- Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Shtatë skenarët - 29/01/2026