Erion Braçe ka replikuar me deputetët e papërjashtuar të PD që ishin prezentë në sallën e Kuvendit.
Deputeti socialist iu kujtoi sjelljen ekstreme dhe të dhunshme të Sali Berishës ndaj opozitës së dikurshme.
Braçe: Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.
Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.
Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026