Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur pas disa orësh përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat e kthyen zonën përpara Kryeministrisë në qendrën e tensioneve gjatë ditës së pestë të demonstratave.
Protestuesit janë shpërndarë në disa zona dhe rrugë të Tiranës, ndërsa në bulevard kanë mbetur vetëm grupe të vogla qytetarësh. Pamjet e mbrëmjes tregojnë një hapësirë pothuajse të zbrazët, me sende të hedhura në asfalt, barriera të zhvendosura dhe një vatër zjarri që vazhdon të digjet në rrugë.
Ndërkohë forcat RENEA kanë zbarkuar në terren.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- VIDEO/ Tensionet zhvendosen në rrugët e Tiranës, policia u vihet pas protestuesve - 17/10/2026
- Boshatiset bulevardi pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë / Forcat RENEA në terren - 17/10/2026
- “Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA - 17/10/2026