Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado, u shpreh se që nga data 2 dhjetor ka filluar shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.
Drejtori i ISSH Hado tha që fondet janë të mjaftueshme, edhe për ata pensionistë që për arsye të ndryshme nuk e tërheqin pensionin.
“Nëse pensionistët nuk e tërheqin pensionin, kanë të drejtë ta marrin deri në 36 muaj. E kemi lidhur bonusin me pensionin, edhe ata që nuk i është lidhur pensioni deri më 31 dhjetor, edhe ata do ta marrin, të gjithë atyre që iu lind e drejta, fondet janë dhe do ta marrin dhe bonusin”, tha Hado.
Shpërndarja do të bëhet me grafik, është një proces pagese normalisht, njësoj siç bëhet pagesa e pensionistëve, dhe nuk priten grumbullime apo rradha, tha drejtori i ISSH Hado.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026