6.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Bombë që përmban materiale radioaktive, BBC: Përse Rusia akuzon Ukrainën se do të përdorë një të tillë!?

Rusia pretendon se Ukraina po planifikon të përdorë një bombë, një pajisje që përmban material radioaktiv si dhe eksplozivë.

Nga ana e saj Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë, së bashku me Francën, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.

BBC sjell një pasqyrim të plotë duke parashtruar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve.

Deklaratat nga ana e Rusisë?

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu i tha sekretarit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, në një telefonatë se ai ishte “i shqetësuar për provokimet nga Kievi që përfshinin përdorimin e një bombe të tillë”.

Ai gjithashtu bëri deklarata të ngjashme edhe ndaj SHBA-së, Francës dhe Turqisë.

Rusia, gjithashtu ka pretenduar  në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se përdorimi i një bombe të tillë do të ishte një akt terrorizmi bërthamor .

Por komentet e saj janë hedhur poshtë nga ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, të cilët thanë se Rusia kishte bërë “akuza të rreme”.

Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky akuzoi Rusinë se është “burimi i gjithçkaje të pistë që mund të imagjinohet në këtë luftë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x