Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin “3D” nga Alban Dudushi dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave.
Ndërsa komentoi operacionin Metamorfoza, Curi tha se sipas tij, kokat më të mëdha të organizatës kanë ikur.
“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë. Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media. Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët. Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi.
- Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Bazilikën ‘Shën Pjetri’, publikohen fotot - 26/04/2025
- Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT) - 26/04/2025
- Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë - 26/04/2025