18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Bllokoi foltoren e Kuvendit, përjashtohet nga seanca Flamur Noka

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vendosur përjashtimin nga seanca e sotme të deputetit demokrat Flamur Noka pas bllokimit të foltores nga ana e këtij të fundit.

Noka bllokoi foltoren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, ndërsa deputeti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja përplasur duart mbi të.

“Zoti Noka jeni në kushtet e nenit 65 kur po mbani foltoren pa asnjë arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Ju kam dhënë masat paraparake, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjellje antiqytetare. Merret masa e përjashtimit për zotin Flamur Noka sepse vijoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën zoti Noka”, u shpreh Nikolla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x